Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet edhe një person lidhur me vrasjen në Prizren

Policia ka arrestuar edhe një person të dyshuar për vrasjen në një lokal në Prizren më 3 janar.

Një 31-vjeçar ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur pas një konflikti në një lokal nate. I dyshuari kryesor për vrasjen është pronari i lokalit, Dibran Hoxha, që njihet me nofkën “Kobra”.

“Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia lidhur me arrestimin.