Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar edhe një të dyshuar për vrasjen që ndodhi në Klinë më 15 prill.

Një person ishte vrarë në Zllakuqan të Klinës të premten. Ai ishte qëlluar me armë zjarri.

Policia kishte arrestuar tre persona fillimisht. Ndërsa të shtunën, më 16 prill, arrestoi edhe një të dyshuar në lidhje me rastin, duke ia caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orëve. Në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën edhe tetë armë.

Ndërsa të martën, më 19 prill, Policia ka arrestuar edhe personin e pestë të dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes.

Nga ai janë sekuestruar një pushkë automatike, nëntë fishekë e gëzhoja, që dyshohet se janë përdorur në rastin. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Klinë, në shtëpi i gjenden 8 armë Kronikë Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Klinë, në shtëpi i gjenden 8 armë

"Klinë, 15.04.2022-18:22.Lidhur me rastin me datë 19.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është sekuestruar një pushkë automatike  me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë  të rregullt, thuhet në raportin e Policisë.