Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasje në tentativë në Pejë

Arrestim - Peje

Edhe një tjetër person është arrestuar pasi dyshohet për vrasje në tentativë në rrugën “Ali Pashë Gucija” në Pejë më 13 qershor.

Sipas njoftimit nga Policia, një nga të dyshuarit është arrestuar nga njësitë policore, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhej në arrati.

Është bërë e ditur se pas një pune intensive është arrestuar i dyshuari me inicialet H.D. i lindur në vitin 1978.

Ai është ndaluar për 48 orë.