Policia në Gjilan ka arrestuar drejtorin e Urbanizmit në komunën e Gjilanit Valon Shefkiu.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Ismet Hashani.
Sipas tij ai është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit pasi që ka kanosur një gazetar në Gjilan.
Mësohet se drejtori i Urbanizmit ka kanosur gazetarin Musa Sabedini pasi ka publikuar një shkrim lidhur me punën e Shefkiut.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyrtarët e ndeshur me ligjin nuk suspendohen
-
Drejtori i Urbanizmit në Gjilan pos për kanosje ndaj gazetarit akuzohet edhe për keqpërdorim të detyrës
-
AGK reagon për kërcënimin ndaj gazetarit Musa Sabedini nga drejtori komunal i Gjilanit
-
Arrestohet një person në Gjilan pasi sulmoi zyrtarët policorë
-
Arrestohet ish-drejtori i Urbanizmit në Gjilan