Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk e ka suspenduar drejtorin në detyrë të Urbanizmit, Valon Shefkiu, i cili pak javë më parë ishte arrestuar nga policia për veprën penale, kanosje ndaj një gazetari. Ai gjithashtu ngarkohet edhe me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ngase nuk i ka ekzekutuar masat për rrënimin e objekteve pa leje apo të tejkalimit të lejes së ndërtimit.
Një aktakuzë të ngritur ka edhe drejtori në detyrë i Shërbimeve Publike, Naser Korça, për degradim të ambientit, më saktë për mospastrim të qytetit nga mbeturinat, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari Haziri më 2016 në një intervistë dhënë KD-së kishte deklaruar se do të suspendonte zyrtarët komunalë të akuzuar nga Prokuroria... (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.