Një 65-vjeçar është arrestuar të enjten në mbrëmje në Bardhosh të Prishtinës, nën dyshimin për tentimvrasje.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë për këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar mashkull 65 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
KOHA ka mësuar se viktima është djali i 65-vjeçarit të dyshuar.
-
Babai që sulmoi djalin në Bardhosh dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor
-
Personi që goditi babanë e tij në qafë dyshohet të ketë probleme mendore
-
Arrestohet djali që dyshohet se e goditi me sëpatë babanë e tij në Deçan
-
Plagosja e 4 tetorit në Prishtinë, Policia kap një të dyshuar dhe kërkon tjetrin
-
Arrestohet i mituri për tentim vrasje në Prishtinë