Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Babai që sulmoi djalin në Bardhosh dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor

65-vjeçari i cili mbrëmë është arrestuar nën dyshimin për vrasje të rëndë në tentativë, dyshohet se ka probleme mendore.

KOHA ka mësuar se i sulmuari është djali i të dyshuarit, i cili sipas Policisë është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 në fashitin Bardhosh të Prishtinës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht- goditur në kokë viktimën mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dëshmi relevante për rastin. I dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.