Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 40-vjecari në Elbasan, tentoi të trafikojë 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një shtetas 40 vjeç, pasi dyshohet se ka transportuar 34 sirianë drejt Kosovës.

Sipas uniformave blu, i arrestuari do të përgjigjet për veprën penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Edhe Arrestohet një person në kufi, tentoi të fusë disa sirianë Kronikë Arrestohet një person në kufi, tentoi të fusë disa sirianë

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Edhe Tiranasi me 4 sirianë që do të trafikoheshin në Kosovë kapet afër doganës së Morinës Kronikë Tiranasi me 4 sirianë që do të trafikoheshin në Kosovë kapet afër doganës së Morinës

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal/BW.