Policia e Kukësit vuri në pranga një person i cili akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kundrejt fitimit.
Në kontrollet e specialistëve të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, u arrestua në flagrancë T. H., 68 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë, transmeton Panorama.
Shtetasi T. H., do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
-
Po transportonin 5 sirianë ilegalë, arrestohen dy persona në Kukës
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar
-
Kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge kapet në kufi me Shqipërinë
-
Arrestohen dy persona në Morinë, dyshohen se po tentonin ta trafikonin një 14-vjeçare në Kosovë