Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale V.M., i cili ishte në kërkim me 14 urdhëresa të gjykatës.
Ndër to kishte një urdhëresë me burgim me mbi 6 vjet për vjedhje të rëndë, kanosje e lëndim trupor.
Ai është arrestuar në orët e para të së premtes në Prishtinë.
“Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor 'Veriu' në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: V.M., mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vjet e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate
-
Arrestohet në Fushë-Kosovë i kërkuari me katër urdhëresa të gjykatës
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve