Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 21-vjeçari në Durrës, dyshohet për mbi 15 vjedhje

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 21-vjeçar në Durrës të dyshuar për më tepër se 15 vjedhje në muajt e fundit.

A.L. dyshohet se nga prilli deri në tetor të këtij viti, ai ka vjedhur shumë para, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.

"Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.