Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një 18-vjeçari me inicialet E.G., i cili dyshohet për disa vjedhje të rënda, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Aksioni i suksesshëm u krye në lagjen “Tophane” në kryeqytet, me policët që ishin veshur me rroba civile.

“Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda, që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.