Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona, dy gra dhe një burrë, nën dyshimin se e kanë rrëmbyer me forcë një person në Prishtinë të shtunën.
Siç njoftoi Policia të hënën, lidhur me rastin po kryhen hetime intensive, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje e dy të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.
Arrestimi është bërë të dielën.
“Janë arrestuar tre të dyshuar (dy femra dhe një mashkull) kosovarë, nën dyshimin se janë përfshirë në kryerjen e veprës së cekur duke rrëmbyer me forcë viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësitet policore janë në duke kryer hetime intensive”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për një rast rrëmbimi në Prishtinë