Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë pasi dyshohen se kanë vjedhur 10 ditarë në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të kësaj komune.
Rasti ishte denoncuar më 22 mars të këtij viti nga zyrtarë të shkollës.
“Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve. Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur”, thuhet në njoftimin policor.
Policia njofton se janë kryer hetimet hetimore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit. Të dyshuarit janë proceduar më tej.
Foto: Policia e Kosovës-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se kishin vjedhur në tri shkolla në Viti
-
Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për vjedhje të vazhdueshme për dy vjet në një firmë
-
Arrestohen pesë persona për tentim vjedhje në Fushë-Kosovë
-
Hyri nga dritarja e shkollës për të vjedhur katër ditarë, Policia nis hetimin