Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Aeroportin “Adem Jashari”, të dyshuar për falsifikime të pasaportës.
Përmes njoftimit policor, një shqiptar ka prezantuar gjatë së enjtes një pasaportë false të shtetit grek. Gjithashtu, dy shtetas të Turqisë, kanë paraqitur dy pasaporta të falsifikuara të shtetit të Danimarkës. Dy turqit, të dyshuar për veprën penale, kanë kërkuar azil në Republikën e Kosovës, raporton KOHA.
Në lidhje me rastet, është konsultuar prokurori i rastit dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim të dokumente
-
Arrestohet një shtetas i Turqisë në Kosovë
-
Arrestohen tre shtetasë të Turqisë, dyshohet se paraqitën dokumente të falsifikuara
-
Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar