Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre shtetasë të Turqisë, dyshohet se paraqitën dokumente të falsifikuara

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë dje janë arrestuar tre shtetasë të Turqisë, me dyshimin se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Një burrë e dy gra me shtetësi turke kishin prezantuar një dokument të lejeqëndrimit të shtetit të Gjermanisë, që dyshohet se është falsifikuar. Me vendim të prokurorit personat janë dërguar në mbajtje, është njoftuar nga Policia e Kosovës.