Policia e Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë në Gjilan pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare. F.A, F.R., R.SH., SH.K. dhe S.S., dyshohet se keqpërdorimin e kanë kryer gjatë implementimit të kontratës “Asfaltimi i rrugëve rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT”. F.A. dyshohet se ka nënshkruar urdhërblerjen në cilësinë e menaxherit të prokurorimit, duke nënshkruar blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë të fshatit Pozheran, në vlerë prej 9.747 euro.
Tre të dyshuarit tjerë, me inicialet R.SH., SH.K., dhe S.S., për pranim teknik, kanë futur në procesverbal të pranimit teknik një person që nuk ka pasur njohuri për këtë tender.
Sipas dokumentacionit shihen se dy rrugë janë asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit Zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 9.747 euro (në rrugën e asfaltuar) dhe komisioni i ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive”, thuhet në njoftimin policor.
Të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, derisa F.A. dhe F.R., janë ndaluar për 48 orë, R.SH., SH.K. dhe S.S. janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Arrestohen 5 të dyshuar për keqpërdorim detyre, dhanë fletë poseduese për pronën 2-hekëtarëshe në Fushë-Kosovë
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
6 të arrestuar nga aksioni për keqpërdorim detyre e ryshfet, sekuestrohen vetura, ora e telefona
-
Arrestohen tre zyrtarë nga dy autoshkolla dhe një ekzaminere