Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen pasi për borxh rrahin njërin në kafiteri

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit, e kanë rrahur një person derisa ishte ulur në kafiteri. Siç thuhet në raport, e kishin rrahur dhe me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar.

Viktima është paraqitur në stacion policor me lëndime trupore ku i është ofruar ndihma mjekësore, sipas tij me të dyshuarit kishte pas një mosmarrëveshje për një borxh.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.