Kronikë

Për shkak të borxhit rrihen pesë persona në Gjakovë

Rrahje

Foto-Ilustrim

Pesë persona janë rrahur mes vete në Gjakovë për shkak të një borxhi.

Policia ka arrestuar tre prej tyre, kurse dy të tjerët gjenden në arrati.

“Pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre prej tyre janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar. Dy prej të dyshuarve gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.