19 persona janë arrestuar në një operacion të policisë Italiane në Romë dhe Napoli, duke sekuestruar armë dhe kokainë.
Mediat italiane raportojnë se mes të ndaluarve është edhe një grua e disa shqiptarë, por pa dhënë detaje të mëtejshme rreth identitetit të tyre.
Dy grupet që u goditën nga policia italiane janë të lidhura njëra me ‘Camorra’-n dhe tjetra me ‘Ndrangheta’-n. Nga hetimet rezultoi se dy grupet bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës, ndërsa trafikonin edhe armë, shkruan Kosovapress.
Hetimet kishin konstatuar funksionimin e dy organizatave të ndara kriminale, të armatosura dhe të dedikuara për trafikimin e drogës, në një bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën, nga të cilat njëra udhëhiqej nga vëllezërit Salvatore dhe Geni Esposito, bijtë e Luigi të quajtur ‘Nacchella’, dhe tjetri i udhëhequr nga Vincenzo Polito, i cili përdorte bashkëpunimin e anëtarëve të ‘Ndranghetas në Reggio Calabria, familjet Filippone dhe Gallico, raporton La Repubblica.
-
Policia italiane arreston 12 persona, mes tyre edhe anëtarë të “Ndranghetas”
-
19 të arrestuar në Itali për lidhje me mafian, ndër ta edhe shqiptarë
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Arrestohen 130 anëtarë të mafisë siciliane
-
Një murgeshë në mesin e 25 të arrestuarve për lidhje me mafian italiane, Ndrangheta