Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar katër persona për përfshirje në një rrahje masive që ka ndodhur më 16 gusht në Prishtinë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë intervistuar dhe tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.