Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen katër persona për transplantim të kundërligjshëm e trafikim të organeve njerëzore

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, njofton për një transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku siç njofton policia, në bazë të urdhëresë së Gjykatës është bërë kontrollimi i një klinike private, me ç’rast lidhur me dyshimet për veprën e cekur janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptarë.

“Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.