Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen katër persona në Ferizaj për lëndim trupor

Katër persona janë arrestuar të hënën në Ferizaj pas një përleshjeje, ka bërë të ditur Policia të martën.

Sipas njoftimit, në stacionin policor janë shoqëruar katër persona, të cilët shkaku i një mosmarrëveshje në rrugë, kanë sulmuar një 31-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, dy të dyshuarit me inicialet D.H. 21-vjeçar dhe RR.T. 22-vjeçar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T. 21-vjeçar dhe D.T. 15-vjeçar, janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.