Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje në Ferizaj, arrestohen katër persona

Rrahje

Foto-Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës, me dyshimin se kanë shkaktuar veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Të arrestuarit, tre prej tyre shtetas të Kosovës, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht shtetasin e Maqedonisë së Veriut, pasi ky ka shkaktuar aksident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.