Tre persona janë arrestuar në Ferizaj pas një përleshjeje fizike.
Sipas njoftimit nga Policia përmes një komunikate, përleshja mes tre personave ka ndodhur në rrugën “Reçaku” të dielën në një pikë karburanti.
“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, policia i ka identifikuar e më pas i ka arrestuar tre të dyshuarit: I.I. 29-vjeçar, A.P. 51-vjeçar dhe K.S 34-vjeçar. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit Policia bën të ditur se janë në ndalim për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për lëndim trupor
-
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj, i përfshirë edhe një shtetas i huaj
-
Arrestohen pesë persona pas një përleshje në Ferizaj
-
Përleshje në Ferizaj, katër të arrestuar
-
Dorëzohen tre të dyshuar që rrahën me mjete të forta një person në Ferizaj