Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe personin me inicialet B.S. i cili dyshohet se bashkë me zyrtarët E.SH. dhe B.K., të cilët janë arrestuar javën e kaluar kanë mashtruar me një kontratë për shtrimin e disa rrugëve në Suharekë.
“I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit kompetent i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia e Kosovës, të martën e javës së kaluar ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar, me inicialet E.SH. dhe B.K., nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.
Sipas Policisë të dyshuarit në cilësi të personave zyrtarë kanë qenë të caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijëra euro.
-
Arrestohen dy zyrtarë, mashtruan me një kontratë për shtrimin e disa rrugëve në Suharekë
-
Rrugë të papërfunduara, por të paguara - aktakuzë ndaj zyrtarëve të Suharekës
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë për keqpërdorim të detyrës e mashtrim me tender
-
Aktakuzë ndaj 4 personave e 3 kompanive për keqpërdorime në kontratat e rrugëve në Suharekë
-
U dhanë para për rrugë që s’u ndërtuan fare në Suharekë, aktakuzë për zyrtarë e pronarë kompanish