Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet E.SH. dhe B.K. të martën, me dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.
Të dyshuarit në cilësi të personave zyrtarë kanë qenë të caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro, njoftoi PK-ja.
“Pas daljes së prokurorit në vend ngjarje dhe eksperteve kompetent dhe verifikimit të gjendjes faktike, si dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me ketë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë”, ka thënë Policia.
Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbale dhe situata të rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohen i dyshuari i tretë në lidhje me kontratën për shtrimin e disa rrugëve në Suharekë
-
Aktakuzë ndaj 4 personave e 3 kompanive për keqpërdorime në kontratat e rrugëve në Suharekë
-
Rrugë të papërfunduara, por të paguara - aktakuzë ndaj zyrtarëve të Suharekës
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë për keqpërdorim të detyrës e mashtrim me tender
-
Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës, lejuan shkelje në një objekt ndërtimor