Kronikë

Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë, dyshohen për përleshje

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës pasi që dyshohen se janë përleshur fizikisht.

Rastin për KOHËN e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thonë se përleshja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:50. Të arrestuarit janë K.R, B.M, M.P, A.P, F.P dhe Q.P, shtetas të Kosovës dhe persona të moshave të ndryshme.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore kanë pësuar disa prej tyre”, thuhet në njoftimin policor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.