Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, dyshohet se vodhën çanta krahu

Dy të mitur janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se kanë kryer vjedhje.

Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ku dy persona me inicialet E.B., 16-vjeçarë, u kishin vjedhur me forcë dy grave çanta të krahut më 2 dhe 6 dhjetor.

Arrestimet kanë ndodhur të enjten në orën 19:00 ndërsa Policia është duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me rastet.