Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për disa vjedhje, kryesisht në kafiteri në qendër të Prishtinës.
Të dyshuarit raportohet se u kanë vjedhur çantat e dorës viktimave. Ata dyshohen për së paku 13 raste të vjedhjeve. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.