Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Mogillë të Kllokotit dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Siç ka njoftuar Policia, gjatë një kontrolli rutinë është ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ishin dy kosovar, A.A. (2007) dhe S.H. (2006).
Në veturë janë gjetur dy automatikë AK-47.
Policia pas intervistimit të dyshuarit i ka liruar në procedurë të rregullt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Reagues i Stacionit Policor Kllokot gjatë patrullimit në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ka ndalur për një kontrolle rutinë një automjet me targa vendore në të cilin kanë qenë dy të dyshuarin kosovar shqiptar të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006).Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policor kanë gjetur dy (2) armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën”, thuhet në njoftimin e Policisë, që ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për “mbajtje në pronës, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
-
Videoja që çoi në arrestimin për armëmbajtje pa leje në Istog
-
Ndalohen dy persona në Prizren, iu gjetën thikë e elektroshok në veturë
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Sekuestrohen dy armë zjarri e një thikë në Fushë-Kosovë, dy persona në mbajtje
-
Raportohet se i ndalonte automjetet pa autorizim, arrestohet për armëmbajtje pa leje