Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të kërkuar me urdhëresa gjyqësore në Gjilan

Dy persona janë arrestuar të martën në Gjilan në kuadër të planit operativ të policisë për realizimin e urdhëresave gjyqësore.

ka njoftuar se të arrestuarit janë një 26-vjeçar me inicialet R.B dhe një 33-vjeçar me inicialet E.S.

“I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan dënim burgimi prej dy vjet e katër muaj për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej një viti e njëzet ditësh për veprën penale ‘Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.