Janë arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave dhe mashtrim, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Policia, më 08.05.2019, ka pranuar informatën nga zyrtarë të një banke, se në degët e saj në Fushë Kosovë dhe Malishevë, janë deponuar përmes bankomatit një shumë parash, që dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, ka filluar menjëherë hetimet intensive rreth këtij rasti. Policia ka grumbulluar të dhëna dhe prova të mjaftueshme të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari penale ‘falsifikim i parasë’ dhe ‘mashtrimi’.
Më, 15 maj 2019, policia ka arrestuar dy të dyshuarit:
D. R. viti i lindjes 1991, m/k/sh dhe
F. Z. viti i lindjes 1996, f/k/sh.
Edhe
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
“Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro”, thuhet në komunikatë.
Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
Dy persona arrestohen për “falsifikim parash”, konfiskohen mbi 25 mijë euro
-
328 dyeuroshe deponohen në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë false