Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy serbë në veri për “vjedhje të rëndë në tentativë”

Policia e Kosovës i ka arrestuar në orët e para të së martës dy persona në veri të vendit, me dyshimin se i kanë thyer xhamat e disa kioskave në rrugën “Kollashini”. Të arrestuarit serbë me inicialet A.R. dhe L.V. janë dërguar në stacionin policor në veri dhe do të mbahen për 48 orë.

Ndaj tyre është iniciuar vepra penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Lidhur me rastin njoftuar hetuesi kujdestar i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent.

“Është iniciuar rasti vjedhje e rëndë në tentative’ dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe ruajtjen e jetës dhe pronës pa dallim. Për një ambient edhe më të sigurt duhet që bashkëpunimi reciprok; qytetarë-polici, të jetë edhe me i madh, të ketë shkëmbim të informacioneve, raportim të drejtë dhe me kohë të rasteve në mënyrë që rastet e tilla të parandalohen, hetohen dhe kryerësit e veprave penale të sillen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin policor.

Artikuj të ngjashëm