Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Fushë Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të dielën nga njësiti i hetimeve policore të stacionit të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur me (12 dhe 16 dhjetor 2019) në dy dyqane, në zonën industriale në Fushë Kosovë, ku janë vjedhur kasaforta me para të gatshme dhe stoli ari (vlera totale në të dyja raste është rreth 44.000 euro)

Personat e dyshuar janë, G. H, 33 vjeç, dhe E. R, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Ndërkohë që hetuesit policor për po të njëjtat raste, janë në kërkim të një personi të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.