Policia e kufitare ka arrestuar dy persona për kontrabandim me imigrantë dhe falsifikim të dokumenteve pas bastisjes së dy lokacioneve në Gjakovë dhe Suharekë.
Gjatë kontrollit, Policia njofton se ka gjetur një pistoletë me gaz e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator, 12 copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm, një thikë ushtarake, dy kapela me emblemë të PK-së si dhe një telefon Smasung S10, një automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të një borxhi dhe tjetër një kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.
Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës
-
Policia sekuestron prova në dy lokacione në Suharekë, dyshohet për kontrabandë me emigrantë
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh
-
Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Gjilan
-
Arrestohet një person në Suharekë për fajde, armëmbajtje pa leje dhe posedim narkotikësh