Policia e Kosovës, gjegjësisht hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, më 26 shkurt 2019, pas një aktiviteti hetimor, kanë identifikuar dy persona për përfshirje në veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Importi, eksport, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit: F.G. (m/k/sh) dhe SH.M. (m/k/sh, i mitur).
Policia si prova materiale tek i mituri ka gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, dy karikatorë dhe dy fishekë.
Ndërsa në fshatin Studenqan të Suharekës, tek i dyshuari F.G., janë gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë automatike, një karabinë, dy pistoleta, treqind e katër (304) fishekë kalibra të ndryshëm, një shufër metalike, pesë karikatorë (dy të AK 47 dhe tre të pistoletave) dhe nëntë (9) krehër fishekë.
Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 gjegjësisht 24 orë.
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Arrestohet një person në Suharekë për fajde, armëmbajtje pa leje dhe posedim narkotikësh
- Lirohen në procedurë të rregullt dy të mitur të cilëve iu gjetën armë
-
Policia kontrollon shtëpinë e një të dyshuari, gjen armë të ndryshme
-
17-vjeçarit në Suharekë i sekuestrohet një pushkë