Kronikë

Arrestohen dy persona për falsifikim të parave, 100 mijë euro konfiskohen

prostitucion

Policia ka arrestuar dy persona të cilët i ka zënë në flagrancë me para të falsifikuara.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në komunën e Fushë Kosovës, i cili përfundoi me arrestimin e dy të dyshuarve.

Gjatë aksionit, policia ka konfiskuar 100.000 euro dhe një veturë.

“Të dyshuarit sipas hetimeve preliminare dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta, prandaj, të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale ‘Falsifikimi i parasë’”, thuhet në njoftim.