Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për disa vepra penale në një fshat të komunës së Zveçanit.
“Pas pranimit të një informacioni në lidhje me dyshimet për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore ku ka ndaluar veturën e dyshuar me vozitës (J. A.), në të cilën gjatë kontrollit nen ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 453 gramë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), ku gjatë kontrollit, “në dhomën e të birit të tij (M. A.), si dhe në shtëpi janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: pistoletë, një karikator, katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, 2.71 gram marihuanë, qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një sim-kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A., disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike, një veturë dhe 453 gram kokainë”:
“Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet - Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit”, vijon njoftimi i Policisë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimin prej 48 orëve.
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës
-
Policia arreston tre persona në Mitrovicë të Veriut
-
Arrestohen 4 të dyshuar për narkotikë, në mesin e tyre edhe një polic
-
Arrestohen dy të dyshuar, hetuesit gjetën lëndë narkotike në vlerë 15 mijë euro