Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi dhe objekte prëcjellëse në fshatin Rekë të Mitrovicës së Jugut, ndërsa gjatë kontrollit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të drogës.
Janë sekuestruar tetë qese të dyshuara me kokainë me peshë totale 8.8 gramë, 75 qese marihuanë me peshë totale 106.3 gramë, 17 fara të bimës Kanabis Sativa, 8 fishekë, 1 peshore digjitale, 1 mulli për bluarjen e marihuanës dhe 1010 euro.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive. Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t'u marrë në pyetje. Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda. Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Sekuestrohen narkotikë, para dhe motoçikletë në Gjakovë, arrestohet një person
-
Konfiskohen 400 gramë marihuanë, kallashnikov dhe mbi 9 mijë euro në një shtëpi në Kaçanik
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar