Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan të enjten për posedim të paautorizuar të armëve.
Në rastin e parë më datë policia pranoi një informatë se një person i dyshuar që ishte duke drejtuar një kamionetë me targa vendore ishte i armatosur dhe më pas ka vepruar.
“Njësiti patrullues menjëherë ka ndërmarrë masa operative dhe e kanë ndaluar kamionetën e lartshënuar ne rrugën ‘Bulevardi Ibrahim Rugova’ saktësisht para hotel Kristal duke e arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në komunikatën e PK-së.
I dyshuari B.S. me vit të lindjes 1966 është kontrolluar dhe i është gjetur: Pistoletë e Modeli HS, prodhim Kroat dhe një karikator me 10 dhjetë fishek Cal. 9mm.
Kurse, në rastin e dytë Njësiti i Reagimit të Shpejtë (NJRSH) derisa ishin duke patrulluar në fshatin Kishnapolë ka ndaluar veturën Mercedes me targa vendore dhe ka arrestuar të dyshuarin SH.I. me vit të lindjes 2000.
Gjatë kontrollimit ka gjetur: Pistoletë e modelit “Vzor”, prodhim Qekosllovak; 28 cope fishekë te kalibrit 7.65; Një karikator; Një këllëf te armës.

-
Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë në familje
-
Arrestohet një 22-vjeçar serb i Kosovës, i konfiskohet një pistoletë
-
Policia gjen armë tek dy të rinj
-
Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan