Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Deçan për vjedhje

prostitucion

Policia e Kosovës më 14 maj ka arrestuar dy persona që dyshohen për veprat vjedhje e rëndë dhe vjedhje, që thuhet se i kanë kryer nga 8 maji deri më 10 maj të këtij viti në disa lokacione në qytetin e Deçanit.

Të arrestuarit janë F.I. i lindur në vitin 1992 dhe L.L. më 1999, që gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer veprat penale.

“Në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin policor.

Artikuj të ngjashëm