Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhje e rëndë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” në Deçan.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Deçan, ka pranuar informatё nga viktima femer se nё fshatin Strellc i Epёrm, Deçan, me datёn 13.11.2020, rreth orёs 15:30, iu ёshtё thyer xhami i pasёm i veturës dhe nga vetura janё vjedhur: një (1) çantë, dokumente personale, kartelat bankare, njё (1) telefon, dhe një shumё e konsiderueshme e parave”, thuhet në komunikatë.

Sipas viktimёs derisa kanё qenё sё bashku me vajzat e saj nё varrezat e fshatit, nga njё veturё ka zbritur njё (1) person i cili ka thyer xhamin e veturёs dhe ka vjedhur sendet e lartcekura dhe i njëjti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes.

Nё vendin e ngjarjes kanё dalë njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan.

i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, nё koordinim tё plotё me njësitet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejё, rreth orёsh 20:00, pas njё pune intensive operativo-hetimore kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin: A.J. i lindur me 1997.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48 orё.