Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona, dyshohen se dhunuan dy gra në Podujevë

Policia

FOTO: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy burra në Podujevë nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra të premten.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar të shtunën dhe janë dërguar në mbajtje.

“Podujevë/06.10.2023-21:00-12:00. Me 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin s e të njëjtit kanë kryer veprat e lartë cekura ndaj dy viktimave femra kosovare. Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.