Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raste dhunimi në Podujevë e Pejë, dy të arrestuar

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për dy të dyshuar të arrestuar në 24 orët e fundit për raste të dhunimit në Podujevë e Pejë.

Në Podujevë është arrestuar një i dyshuar se ka dhunuar një grua më 23 janar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë në Pejë është arrestuar një i dyshuar se ka dhunuar një grua vitin e kaluar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm