Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 18:20 janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër të dyshuar për shantazh ndaj viktimës mashkull.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ndërsa Policia thotë se të dyshuarit e kanë shantazhuar viktimën mashkull me profesion mjek, të cilit ia kanë marrë 2000 € para.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.