Një grua është arrestuar dje në Gjilan me dyshimin se më 3 prill kishte shantazhuar një grua tjetër përmes rrjetit social Facebook.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Me 24.04.2019 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin se e njëjta përmes rrjeteve sociale Facebook, ka shantazhuar viktimën femër K/Shqiptare. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.