Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se një burrë nga Gjilani ka raportuar se në vazhdimësi po shantazhohet nga një grua nga Shqipëria.
Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara është arrestuar.
“Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan
-
Arrestohet i dyshuari që detyroi një burrë t’i jepte 50 mijë euro
-
Arrestohet një grua, dyshohet se përmes shantazhit i merrte para një burri
-
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se shantazhoi shtetasen austriake
-
Arrestohet një i dyshuar për shantazh ndaj një gruaje në Gjilan