Policia ka ndaluar dy shtetas grekë, pasi kaluan ilegalisht me skaf në ujërat territoriale të Shqipërisë.
Dy personat e ndaluar janë të moshës 40 dhe 63 vjeç, ndërsa po merren në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur edhe arsyet se përse kanë kaluar në ujërat tona, raporton shqip.
“Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasit grek S.P e N.P, vjeç 40 e 63, banues në Korfuz, pasi dyshohet se me mjetin skaf ‘Thallasa’, u kapën në brendësi të ujërave territoriale shqiptare, në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme”, njofton policia.