Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë pasi ilegalisht tentojnë ta kalojnë kufirin

Janë arrestuar një mashkull e një femër, të dy shtetas të Shqipërisë, pasi në mënyrë të kundërligjshme kishin tentuar të kalojnë kufirin për në Kosovë.

“Është arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë tentuar të kalojnë kufirin”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.